Flash News

KRYESORE

Lajm i mirë për mësuesit, rritje pagash deri në 40%

Lajm i mirë për mësuesit, rritje pagash deri në 40%

Një lajm i mirë ky për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, rritja e rrogave deri në 40%.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, gjatë një takimi që ajo realizoi sot me mësuesit e gjimnazit Sinan Tafaj në Tiranë, në kuadër të ditës ndërkombëtare të mësuesit.

“Do të mundësojmë nxjerrjen nga niveli i dobët të më shumë se 2200 mësuesve në të gjithë Shqipërinë, ashtu sikurse do të ndërtojmë një sistem të ri të kualifikimit. Ne jemi angazhuar të rrisim deri në 40% pagën e tyre. Mësuesit duhen mbështetur me mënyrën sesi formohen dhe si formohen në fakultetet e edukimit”, u shpreh ndër të tjera Nikolla.

Mirëpo, nëse do të rritet paga e mësuesve në këtë nivel, mbetet për t’u parë.

Të fundit