Flash News

KRYESORE

Lajme pesimiste/ Dalin pozitiv 91 pacientë të deklaruar të shëruar nga COVID-19 në Korenë e Jugut

Lajme pesimiste/ Dalin pozitiv 91 pacientë të deklaruar të

Reuters raporton se Zyrtarët e Koresë së Jugut raportuan të premten se 91 pacientë të deklaruar të shëruar nga koronavirusi, kishin rezultuar përsëri pozitiv. Jeong Eun-Kyeong, drejtori i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha për në një konferencë se virusit mund të ketë mundësi të “riaktivizohet” dhe pacientët të ri-infektohen. Zyrtarët shëndetësorë të Koresë së Jugut thanë se mbetet e paqaratë se çfarë fshihet pas këtij trendi, me hetimet epidemiologjike ende në zhvillim e sipër.

Perspektiva që njerëzit të ri-infektohen nga virusi është shqetësim ndërkombëtar, pasi shumë vende shpresojnë se popullatat e infektuara mund të zhvillojnë imunitet të mjaftueshëm për të parandaluar rikthimin e epidemisë. Të hënë në Korenë e Jugut ishin 51 raste të tilla. Gati 7.000 Koreano Jugor kjanë raportuar të shëruar nga COVID-19. Ndërkohë një professor në Spitalin Guro University u shpreh se shifrat do të rriten.

Të fundit