Flash News

NDËRKOMBËTARE

Lajme të mira: Kjo është mënyra për të arritur rezultatet e palestres pa ushtruar

Lajme të mira: Kjo është mënyra për të arritur

Kjo nuk është një stërvitje. Një dush i ngrohtë mund të ketë të njejtat përfitime shëndetësore me ato që përfitohen nga të ushtruarit, këtë e thotë studimi më i fundit.

Studimi i publikuar në “Journal Temperature” tregon se qëndrimi për një rë në ujë të nxehtë prodhon përgjigje të ngjashme anti-inflamatore dhe sheqerit në gjak si 60 minuta të aktivitetit të moderuar fizik.  Tingëllon shumë bukur për të qenë e vërtetë? Ndërsa hulumtimi në këto efekte është ende paraprak ka një shpjegim bindës për këtë.

“Duket që aktivitetet që rrisin nxehtësinë e aktivitetit të proteinave, mund të ndihmojë për të përmirësuar kontrollin e sheqerit në gjak dhe do të ofroje një alternativë për të ushtruar,” shkruan autori kryesor i studimit Steve Faulkner nga Universiteti i Loughborough. “Këto aktivitete, të tilla si qëndrimi në vaskë, ose sauna- mund të kenë përfitime shëndetësore për njerëzit që nuk janë në gjendje të ushtrojnë rregullisht.”

Një ekip nga Qendra Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për Sport dhe Ushtrime Mjekësore, ka ekzaminuar 14 burra të cilët ishin mbi peshë dhe kanë analizuar shëndetin e tyre metabolik (një funksion që ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak). Pjesmarrësit u caktuan në një seancë një orëshe çiklizmi dhe grupi tjetër në një seancë një orëshe në një banjë me temperaturë 40 gradë Celsius.

Shkenctarët zbuluan se të dy grupet ishin në gjendje për të kontrolluar nivelin e sheqerit të tyre të gjakut në 24 orët në vijim.  Studiuesit thonë se kjo nënkupton se “ngrohja pasive” mund të ndihmoje në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, ku mund të përfitojnë dhe personat që vuajnë nga diabeti.

Burimi: The Huffington Post

 

Të fundit