Lajme të mira nga Spanja, bie numri i vdekjeve dhe të infektuarve nga COVID-19

Numri i rasteve të reja me koronavirus të regjistruara në Spanjë ka rënë për ditën e tretë me radhë, duke treguar se masat e rrepta të distancimit social kanë filluar të tregojnë efektet e tyre.

Të dielën, Ministria Spanjolle e Shëndetësisë tha se 6.023 njerëz të tjerë kishin rezultuar me COVID-19. Ky është ndjë numër më i ulët se ai i regjistruar të shtunën, kur u njoftuan 7.026 infeksione, ndërsa të premten ishin 7.472 raste të reja.

Spanja e ka zgjatur mbylljen e saj tre-javore deri në 25 prill. Ndërkohë, edhe numri i vdekjeve ka rënë gjithashtu për ditën e dytë radhazi, me 674 vdekje të njoftuara të dielën, në krahasim me 809 të njoftuara një ditë më parë.

Në një konferencë për mediat të dielën, Maria Jose Sierra nga Qendra për Paralajmërime të Shëndetit dhe Emergjencave, tha se “një në tre” pacient me koronavirus tashmë janë shëruar.

Ajo tha se qëllimi i qeverisë është testime it ë gjithë personave me simptoma të virusit ndëra konfirmoi se po bëhet një studim serioz për efikasitetin e përdorimit të maskave të fytyrës.

Një ditë më parë kryeministri i vendit, Pedro Sanchez u tha qytetarëve spanjollë se vendi ishte më në fund në kohën  e “përkuljes së kurbës” së infeksioneve.  Në një konferencë për shtyp, ai njoftoi një shtrirje në bllokimin tre-javor – deri në 25 prill.