Flash News

KRYESORE

Lajme të mira nga Vietnami, shërohen të 16 pacientët me koronavirus

Të gjithë 16 personat në Vietnam të infektuar me koronavirus të ri janë shëruar. Lajmi është dhënë sot nga ministria e shëndetësisë, duke shtuar se nuk janë regjistruar asnjë rast i ri që nga 13 shkurti.

Pacienti i fundit me koronavirus, një burrë 50 vjeç i infektuar nga vajza e tij që u kthye nga qyteti qendror i Kinës, Wuhan, ku virusi u shfaq për herë të parë, është rikuperuar dhe është në gjendje të mirë, tha ministria në një deklaratë.

Pjesa tjetër, përfshirë një fëmijë tre muajsh, janë duke u përmirësuar, shtoi ministria. Rastet e para të raportuara nga Vietnami për virusin ishte dy shtetas kinezë të infektuar në 23 janar.

Burimi: Bangkok Post

Të fundit