Flash News

KRYESORE

Lajmëtaret e Vitit të Ri: Njihuni me bebet e para të katër viteve të fundit

Ata kanë ardhur në jetë në momentet e para të Vitit të Ri. Janë padyshim fëmijët e ‘përkëdhelur’ nga fati, pasi së bashku me Vitin e Ri festojnë edhe ditëlindjen.

Ne kemi zgjedhur disa nga fëmijët e viteve të fundit që kanë ardhur në jetë bashke me Vitin e Ri.

Fëmija i parë për vitin 2019, ka lindur në minutën e parë të Vitit të Ri, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, në kryeqytet.

Elis Gogu erdhi në jetë pas një lindjeje me operacion dhe peshonte 3.15 kilogram.

Elisi dhe nëna e tij

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një tjetër foshnjë që konsiderohet gjithashtu si i pari i 2019-ës, lindi në maternitetin tjetër të Tiranës, "Koço Gliozheni" dhe mban emrin Aleks.

Në Fier e Korçë, bebet e para ishin djem. Në qytetin e Fierit lindi një djalë ndërsa në atë të Korçës dy djem; i pari lindi me lindje normale në orën  01:47  dhe i dyti me operacion në orën 08:30. Ndërsa në Lushnjë, një çift nga fshati Gramsh u gëzua po me një djalë, pas shumë vajzave që kishin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fëmija i parë i vitit 2018 quhet Lael. Foshnja erdhi në jetë në Maternitetin e Tiranës “Koço Glozheni”, vetëm pak sekonda pas hyrjes së vitit 2018.

Laeli

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndërkohë, në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, erdhi në jetë fëmija e dytë për këtë vit. Është vajzë dhe prindërit vendosën ta quanin Nadia.

Nadia

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Deisi dhe Sotiri janë dy fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë në vitin 2017, në maternitetet “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”.

Deisi dhe Sotiri

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Foshnja e parë e 2016-ës është një vajzë e quajtur Amla Shahu. Vajza lindi e shëndetshme në maternitetin ‘’Mbretëresha Geraldinë’’ në Tiranë. Amla është fëmija i parë në familje, lindur në peshën 3 kilogramë e 550 gramë.

Amla

 

Të fundit