Flash News

KRYESORE

Vlorë, hidhet në erë me eksploziv makina e parkuar

Vlorë, hidhet në erë me eksploziv makina e parkuar

Makina e një personi në Vlorë, identifikuar si Platon Sinanaj, është hedhur në erë me eksploziv gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës. Policia bën me dije se nuk ka të lenduar nga ngjarja, vetëm dëme materiale në automjet. Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje, teksa policia po heton dhe pritet të zbardhe detaje pas marrjes në pyetje të pronarit të saj.

Njoftimi:

Më datë 20.08.2017, rreth orës 03:40, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Isa Boletini”, një automjet ka shpërthyer si rezultat i vendosjes së një sasie lënde eksplozive.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar mjetin tip ”Ford Focus” me targa ”AA 818 KF”, i cili ka qënë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të shtetasit P.S., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit të mjeti nuk ka pasur dëme në njërëz, vetëm mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje.

Të fundit