Flash News

KRYESORE

LAJMI I DITËS: Interi interesohet për lojtarin shqiptar, nis bisedimet me klubin e tij

Interi po mendon që tani për merkaton e janarit dhe po interesohet për lojtarët e rinj që kanë shpërthyer në Serie A. Gazetari i njohur Gianluca di Marzio në portalin e tij shkruan se Interi po interesohet për shqiptarin Amir Rrahmani.

Ai u ble nga Verona në merkaton e verës dhe është kthyer në liderin e mbrojtjes. Kapiteni i Kosovës ka tërhequr interesin e Interit me paraqitjet e tij. Drejtuesit e zikaltërve kanë patur një takim me Veronën ku kanë biseduar për dy lojtarë.

Skriniar mund të largohet në fund të sezonit dhe drejtuesit shohin te Rrahmanin një futbollist të ngjashëm me karakteristikat e tij. Kartoni i tij nuk kap vlera të firkshme, pasi Interi mund ta mbyllë si transferim me 8-10 milionë euro.

Rezultate imazhesh për amir rrahmani verona againt inter

Të fundit