Flash News

KRYESORE

Shpërthen eksplozivi te dera e 58-vjeçarit në Shkodër

Shpërthen eksplozivi te dera e 58-vjeçarit në Shkodër

Mëngjesi ka nisur me një shpërthim të fuqishëm sot në Shkodër. Persona ende të paidentifikuar i kane vendosur lende plasese ne deren e shtepise nje 58-vjeçari. Sipas nje informacioni paraprak nga blute e qytetit rajonal, behet me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:00 te mengjesit. Policia mësoi për ngjarjen rreth orës 04:00 me anë të një telefonate në sallën e komandimit. Apartamenti ndodhej në një pallat dy katësh

“Tek dera e jashtme e baneses shtetasit Rrok Pepaj, 58 vjeç, ka patur një shperthim i dyshuar lëndë plasëse. Për pasojë është dëmtuar lehte dera e jashtme dhe tavani i koridorit të baneses tij” informon policia, e cila tha se po kryhen veprimet me grup hetimor, per sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor thotë se të gjitha pistat janë të hapura përfshi dhe ajo e mundësisë se mund të jetë shkaktuar nga ai vetë për të siguruar më pas azil në një shtet të Bashkimit Europian.

Rrok Pepaj në 2005 u arrestua si pjesë e një grupi të mirorganizuar të trafikut të lëndëve plasëse në Ballkan. Në atë kohë u arrestuan katër shkodranë dhe dy malazezë.  Në këtë operacion u sekuestruan gjashtë bomba me celular të ardhura nga Mali i Zi. Për këtë akuzë Pepaj u dënua me 5 vite burg.

Të fundit