Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
"Lajmi i mirë i datës të re të zgjedhjeve", Rama: Trishtohem që në disa zona ka vetëm një kandidat
Që nga Vora, ku mbajti tubimin elektoral të radhës Edi Rama komentoi sërish datën e re të zgjedhjeve që presidenti Meta vendosi sot.
Rama tha se data e re e dekretuar ka një gjë të mirë se ka garantuar përfundimisht se 30 Qershori do të jetë një ditë e qetë.
“Data e re doli sepse nuk u ndalu dot nuk u bllokua dot dhe nuk u vra dot 30 qershori. Ata e kuptuan se nuk do të bëjnë dot asnjë gjë nga ato që kishin menduar të bënin më 30 qershor. Lajmi mirë i kësaj datës së re është së më 30 qershor do të jetë qetësi. Të gjithë ata që kanë kuptuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, të gjithë ata që kanë vendosur ti japin një shuplakë karnavaleve, të dalin e ta zhysin fortë votën.”- tha Rama.
Më tej shton edhe se trishtohet nga fakti se në disa zona do të ketë vetëm një kandidat për tu votuar.
"Është vërtetë e mjerë që të katandisemi në 2019 me zgjedhjeve ku në shumë zona ka vetëm një kandidat. Patjetër nuk mund të gëzohemi, është trishtim. Është një dhimbje që duhet kaluar me vetëdijen se e keqja ka ardhur koha me dalë, të refuzohet dhe të kalbëzohet jo më duke kalbëzu vendin, por duke kalbëzuar vetveten"-tha Rama.