Flash News

KRYESORE

Lajmi i ndarjes së moderatores, përgënjeshtron çifti

Lajmi i ndarjes së moderatores, përgënjeshtron çifti

U përfol ditën e stome një ndarje e mundshme mes moderatores Bora Zemani dhe DJ-it Vin Veli, duke iu referuar rrjeteve sociale. Por të kontaktuar nga revista Who, të dy e kanë mohuar ndarjen. Bora pa dhënë shumë detaje është thjesht ka thënë se nuk është ndarë me Vinin.

Ndërsa Dj ka treguar edhe arsyen se përse nuk e ndjek më Borën në Instagram. Duke shtuar më tej se,  “si pasojë e angazhimeve të shumta në këtë sezon, jo vetëm në mbrëmje live, por edhe në studio, i ka kërkuar Borës të shkojë bashkë me të birin dhe të vëllain të pushojë në jug. Ai u shpreh se ‘pas humbjes së babait, dy javë më parë, më duhet të rri më shumë pranë shtëpisë, ndaj nuk mund të shkëputem me pushime. Borës ia kërkova unë të shkonte me pushime bashkë me djalin, sepse ajo nuk ka kohë tjetër, dhe unë kam qenë i ngarkuar këto kohë”, është shprehur Dj Vin Veli.

Të fundit