Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lajmi për atentat ndaj Bashës, Rama: Nuk ekziston asnjë skenar, kreu i opozitës i mbrojtur
Kryeministri Edi Rama ka mohuar që të ketë një skenar për eleminimin fizik të kreut të opozitës, Lulzim Basha. Gjatë një konference për mediat, Rama tha se informacioni në fjalë është trajtuar me seriozitet, por pas hetimeve nuk ka rezultuar i besueshëm dhe madje ka qenë kontradiktor.
Ai garantoi se Basha është shumë i mbrojtur, pasi siguria e kreut të opozitës është prioritet numër një.
“Nuk ka asnjë skenar për të ekzekutuar kryetarin e opozitës, ka patur një informacion që është trajtuar me seriozitet. Ekspertiza tregon se burimi nuk është i besueshëm dhe informacioni është kontradiktor. Janë marrë të gjitha masat sepse siguria e kryetarit të opozitës është prioritet numër një, nëse kërcënohet. Ju siguroj se kryetari i PD është më i mbrojtur se asnjëherë dhe sigurisht që do të jetë i mbrojtur deri në fund me gjithçka që shteti ka për detyrë”, u shpreh Rama.
Rama tha gjithashtu se është i gatshëm për dialog dhe për këtë pret vetëm një telefonatë nga Basha.