Flash News

KRYESORE

Lakuriq në restorant, vret 4 persona për një xhaketë

Lakuriq në restorant, vret 4 persona për një xhaketë

4 persona dhe 3 të plagosur rëndë është bilanci i një ngjarje të ndodhur në një restorant mbrëmjen e së dielës në Nashville të SHBA-së.

Sipas dëshmive të zbardhura në mediat vendase, autori kishte hyrë lakuriq në ambientet e restorantit dhe po kërkonte për një xhaketë jeshile.

Në momentin kur asnjëri nga klientët e pranishëm nuk iu përgjigj, atëherë autori ka hapur zjarr, duke shkaktuar 4 të vdekur dhe 3 të plagosur.

“Sulmuesi i armatosur, me një armë që u përshkrua si një pushkë e tipit AR-15, hyri në restorantin në Antioch, në periferi të Nashville, pak para orës 3:30 të mëngjesit (0830 GMT)”, raportojnë mediat.

Autori, i cili mendohet se autori është një i sëmurë mendor, pas ngjarjes ka arritur të largohet dhe aktualisht është në kërkim nga policia.

Të fundit