Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Lala: Ke kërkuar takim me babain tim, Basha: Teatër i shëmtuar nga një gjoja deputete
Deputetja e PDIU ka akuzuar sot në Kuvend kreun e PD, Lulzim Basha se ka kërkuar takim me biznesmenin e njohur në Dibër, Ymer Lalën, babain e Reme Lala.
“I ke thënë Taulant Ballës se me mendësinë e prindit do të kisha futur një grusht, unë po të them se me dashurinë për babain tim e për krenarin që jam e bija do ti them një ditë të gjitha, për tu takuar e për të bashkëpunuar, me data dhe emra të saktë, atyre njerëzve që do kenë burrërinë për ta pranuar sa herë ke kërkuar takim me Ymer Lalën, por këto një ditë tjetër”, u shpreh Lala, të cilës i është përgjigjur menjëherë Basha duke e quajtur akuzën një shfaqje të shëmtuar.
"Teatër i shëmtuar ky që dëgjuam sot këtu. Del një gjoja deputete dhe bën një gjoja pyetje, dhe flet gjoja e deleguara e Dibrës dhe kthen gjoja përgjigje.
Është thjeshtë prishur pazari!
Dhe ai që ua shtrëngon fijet të dyjave, në veçanti të deleguares së Dibrës, do një Pazar tjetër. Njësoj siç është prishur pazari sot tek Unaza. E morët vesh besoj, apo jo?
Është future një fatkeq dhe ka ofruar 5 milion euro më pak, se ai që do të fitonte tenderin, se ishte përcaktuar se do ta merrte “Gjoka”. Sepse kapari është paguar. Kapari është paguar.
Kapari është paguar dhe ABI Bank është zbuluar. Edi Rama ( I drejtohet Ramës(, ABI Bank është zbuluar dhe raportet janë publikuar.
Tani, se me kë rrinë kriminelët e Dibrës, dhe kriminelët e Lezhës, dhe kriminelët e Shijakut, e tha dje Zëri I Amerikës. E tha dje Zëri I Amerikës! E dinë gjithë shqiptarët. Ju jeni një maxhorancë e ardhur këtu me banditët dhe jeni maxhoranca e banditëve.
Sot, po jua përsëris për herë të tretë, keni shansin që me koston më të vogël për vendin, hapni rrugën për një qeveri kalimtare dhe zgjedhjeve që ti sjellin vëndit një parlament të vërtetë.
Por, nëse nuk e kuptoni se tik-tak, po ju mbaron koha.
Ty të parin do të shkulim nga ajo karrige.
Do të shkulim nga ajo karrige, ty të parin, dhe nuk do të ketë asnjë ABI Bank dhe as lobist e propagandist të të shpëtojnë lëkurën.
Prandaj, thirrji mendjes, zbrit nga andej para se të të shkulim nga ajo karrige”, iu drejtua Basha më tej edhe Ramës.