Lala: Me vendimin e marrë për Dosjen 184, Marku ka për qëllim ta pushojë

Gazetarja Klodiana Lala mendon se prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku me vendimin për ta transferuar Dosjen 184 në Prokurorinë e Dibrës, nuk po bën gjë tjetër, veçse po e pushon atë

“Marku është përgjegjëse për “lëvizjen” e dosjes nga Tirana në Dibër. Është kaq e pamundur për Krimet e Rënda që të zbardhë këtë dosje, e cila është një prokurori serioze në krahasim me prokuroritë e rretheve. Prokurorët bëjnë ping-pong, duke mos dashur ta mbajë askush, nuk ka prokuror fare. Ka 3 vjet që rri si dosje në Prokurori.

Zonja Marku me sa duket, duke e çuar në Dibër tregon se duan ta pushojnë. Nuk duan ta hetojnë. Nëse as prokurorët e tjerë nuk e marrin përsipër këtë dosje, duhet KLP të ndërhyjë ose ta marrë përsipër SPAK. Kemi sot Prokurori të ndikuar politikisht.”, tha Lala.