Flash News

KRYESORE

Lala: Në resorin e Shijakut janë përgjuar ministra e deputetë

Lala: Në resorin e Shijakut janë përgjuar ministra e

Gazetarja Klodiana deklaroi se në resortin luksoz në Shijak ku dyshohet se u mbajt peng 49-vjeçari Jak Prenga, janë kryer mbi 10 mijë përgjime. Këto përgjime janë pjesë e dosjes 339.

“Janë përgjuar ministra e deputetë… Janë bërë mbi 10 mijë përgjime ambientale tek ai resort, për dosjen 339. Tek ky resort përgjimet ambientale nxjerrin dhe disa persona të tjerë. Që janë nga zona e Durrësit, me rezultojnë me mbiemrin Shehu. Por nuk mund të them më shumë detaje, pa u siguruar”, tha gazetarja në emisionin “Opinion”.

Lala tregoi edhe filmimet që ka në dorë policia për pengmarrjen.

“Në bodrumin e resorin kanë qenë të instaluara kamera me rezolucion të lartë dhe kanë filmuar çdo gjë. Të gjithë kamerat e tjera të resorit janë shkatërruara. Këtë nuk e di nëse kamera në bodrum ka qenë e vendosur nga policia po nga pronarët e resorin. Ka një material të gjatë filmik, që kur hyn Range Rover, nxjerrja e trupit.”

Të fundit