Flash News

KRYESORE

Lala: Sa është numri i të dënuarve të infektuar me Covid-19, në cilën godinë po mbahen

Lala: Sa është numri i të dënuarve të infektuar me

15 është numri i të dënuarve të infektuar me coronavirus, mes tyre edhe një punonjës i policisë i cili rezulton se është dhe i infektuari i parë.

Ishte gazetarja Klodiana Lala ajo e cila në një lidhje në emisionin Opinion tregoi më shumë detaje për mënyrën se si është përhapur virusi në burgun 313.

“Janë 15 të infektuar, 14 të dënuar dhe në paraburgim ndërsa i 15-i është një punonjës i policisë i cili rezulton se është dhe i infektuari i parë. Ai e ka marrë nga familjarët e tij dhe punon në një pozicion që nuk ka lidhje me të burgosurit. 12 punonjësit e policisë që kishin patur kontakte kanë rezultuar negativë por janë në karantinë.

I dënuari i parë është një italian i arrestuar në 2018. Ky person nuk ka patur, ose më saktë ka patur kontakte më të rralla me familjarë dhe me avokatët. Pas konfirmimit të rastit të parë pati një mini revoltë. Të dënuarit filluan të përplasinin dyert dhe kërkuan tamponime. Rezutluan 13 të infektuar tek burgu 313.

Janë dërguar në atë pjesë të godinës të kosideruar për regjimin e posaçëm 41 bis. Pjesa më e madhe nuk kanë simptoma të dukshme. Shtetasi italian ka patur më shumë simptoma. Spitali i burgjeve që është në QSUT është propozuar të kthehet në karantinë për të burgosurit dhe paraburgosurit”, tha gazetarja Lala.

Të fundit