Flash News

KRYESORE

Lala zbardh dëshminë e Bengasit: Veç Admir Muratajt, kush është “daja” tjetër në grupin kriminal

Lala zbardh dëshminë e Bengasit: Veç Admir Muratajt, kush

Gazetarja Klodiana Lala në rubrikën “Opinion” News 24  ka rrëfyer dëshminë e të arrestuarit Alkond Bengasit sa i përket veprimtarisë së grupit kriminal.

Sipas burimeve të Lalës, Bengasi është kushëri me Klement e Eldi Calën. Ata kanë zhvilluar shpesh takime me anëtarët e grupit dhe Admir Murataj, qe e thërrisnin Daja. Gazetarja ka treguar se nofkën “daja” e kishte dhe një tjetër kosovar rreth 50-vjeç.

Bengasi thotë se kushëriri i tij Klement Cala e kishte paralajmëruar se “do të dëgjosh një tronditje të madhe këto ditë”, para vjedhjes në Rinas.

Rrëfim i Bengasit në Prokurori

“Përpara disa kohësh mesa më kujtohet disa ditë pasi është vrarë avokati Ravik Gurra në qytetin e Elbasanit, unë sëbashku me babain e Klementit, Pullumb Cala si dhe një kushëririn tim na ka shoqëruar policia në drejtorinë e Elbasanit ku jemi pyetur në lidhje me ngjarjen e vrasjes së avokatit.

Atë ditë pasi kemi dalë nga policia e Elbasanit unë kam ardhur në shtëpinë time tek Liqeni i thatë në Tiranë dhe në banesën time po atë ditë në darkë ka ardhur Klementi sëbashklu me nusen e tij dhe fëmijët dhe gjatë bisedës ai më ka treguar se “ça ka policia me ty, shih mos të kanë vendos ndonjë përgjues në makinë”. Po këtë natë kur Klementi ka qenë në shtëpinë time ai më ka thënë se “do të dëgjosh një tronditje të madhe këto ditë”.

Të fundit