Flash News

KRYESORE

“Lali Eri na jep oksigjen”, i bashkohet PS aktorja e njohur, ish-drejtoresha e shkarkuar për ‘shpërdorim detyre’

“Lali Eri na jep oksigjen”, i bashkohet PS aktorja e njohur,

Aktorja e njohur Monika Lubonja i është bashkuar së fundmi Partisë Socialiste.

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në njësinë numër 2, Lubonja tregoi arsyet pse iu bashkua kësaj force politike.

Për mua është hera e parë që ndodhem mes jush. Kam një vajzë 27 vjec dhe jeton në Gjermani dhe bëja të pamundurën që të kishte një shkollë e mjedis të mirë. Këtë vit erdhi dhe bëri pushimet dhe më tha sa ka ndryshuar Tirana dhe sa të lumtur qenkan fëmijët se paskan parqe.

Kur isha e vogël nuk pata park. Dua të ndaj disa emocione me fëmijët. Nëse u krijojmë një fëmijëri të bukur që të jetë i pasur me aktivitete do rrisim një brez të mrekullueshëm.

Një ditë kur fëmijët pikturonin i afrohem një vajze dhe i them cfarë mendon për Lali Erin. Më tha: mbjell pemë, ato të vogla dhe unë nuk kisha cfarë të thoja më. Pra i kishit dhënë oksigjenin fëmijëve”, tha aktorja.

Monika mirëserdhe në familjen tonë, ne jemi familje e madhe dhe ka vend për këdo që bashkohet. Dje u Bashkua Landi, pardje Vikena Kamenica me Ilir Luarasin, më herët Arjona Demiraj”, tha Veliaj.

Kujtojmë se në 2018-ën, Lubonja u shkarkua nga detyra si Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, pas publikimit të rasteve të shitjes së repertorit të shfaqjes së Teatrit te Kukullave për aktivitete private dhe një tenderi për kupat e 70-vjetorit të Qendrës Kulturore Kombëtare te Fëmijëve, të drejtuar nga ajo. Prokuroria nisi hetimet ndaj saj për keqnaxhimin, abuzimin me fondet dhe shpërdorimin e detyrës.

Të fundit