Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Dje ra shi në Tiranë. Ishte një nga ato ditët në të cilat Kryeqyteti ngarkohet me çadra nëpër trotuare dhe trafik të dendur automjetesh, paralizues, nëpër rrugë. Mund të themi se qyteti është meteopatik, ndryshon humor sipas motit, dhe në varësi të tij mund të masim vrullin tonë për t'u përballuar me aktitvitetet e përditëshme.
Vetëm një person nuk është i ndjeshëm ndaj tulatjes që shkakton shiu, ai është qytetari i parë i Tiranës.
Është fakt tanimë, ai vdes për shiun. Mbaron për ato fotografitë dhe filmimet që e pasqyrojnë të lagur, qull, gati të regjur nga reshjet.
Secili nga ne ka të ngulitur në kujtesën e vet një mori imazhesh që e pasqyrojnë Kryebashkiakun në një dalje mediatike me shi.
E kemi parë duke ndjekur punimet në një kantier, nën pikat e shiut; duke mbjellë një pemë, nën pikat e shiut; duke shpërndarë pako, nën pikat e shiut.
Shiu është një element thelbësor për të, gati jetik, të jep përshtypjen që nëse nuk do të binte shi, ai nuk do të ishte në gjendje të dilte në punë.
Kuptohet se një nga arsyet pse e bën këtë, domethënë pse del dhe punon nën shi, dhe sidomos pse është i vetmi në ato pamje pa çadër dhe komplet i lagur, është sepse jep një imazh kundërintuitiv për qytetarët.
Albani, Zana, Miri që shohin nga shtëpia lajmet e orës 19:30, si qytetarë të thjeshtë, nuk do të dilnin pa çadër, dhe sidomos nuk do të punonin në ambient të hapur nën reshjet e shiut.
Ndërsa Erioni e bën, duke thyer pritshmëritë normale të qytetarëve, mbi mënyrën sesi punon një Kryebashkiak.
Sigurisht që morbozitet i Veliajt me shiun është një akt pi.ar, menaxhim imazhi, apo propagandë e thënë thjesht fare.
Sot Veliaj na ofron çdo sekond të punës së tij si Kryebashkiak, në Facebook ose në kasetat e përgatitura me kujdes nga “gëbelsat” e shumtë e punësuar në drejtorinë e marrëdhënieve me publikun.
E kemi parë në çdo skenë të mundshme; me biçikletë, me lopatë, me fëmijë (me shumë fëmijë, madej me më shumë se ç'duhet), me përparëse, me sharrë, me fshesë; pra me të gjitha “hijet” e tij, të cilat, sigurisht, janë më shumë se pesëdhjetë.
Kjo sasi propagande e përshkruan si një drejtues perfekt, që punon si dhe sa për njëqind.
Por ajo që bie në sy, në gjithë këtë pasqyrim manjakal të punëve, mbjelljeve, lagieve, është ajo që nuk kemi parë ende nga qytetari i parë i Tiranës, një kronikë ku Veliaj firmos një leje ndërtimi.
Për shembull, do të ishte e bukur kronika kur ai nënshkruan prishjen e “7 Xhuxhave” dhe lejon ndërtimin e një kulle; ose një kolazh me të gjithë ato leje që ka dhënë në këto tri vite e gjysëm, të cilat kanë lulëzuar si kërpudha pas shiut.
Jam i bindur se do të kishte mjaft material për të mbuluar daljet e tij për të paktën një muaj. Do të lehtësonte edhe punën e atyre që në Bashki kërkojnë të sajojnë evente për ta nxjerrë çdo ditë në media.
Kjo mungon shumë si pamje. Do të ishte një moment i ditës që do të na interesonte po aq sa ato në të cilat del i lagur gjatë mbjelljes së një peme.
Por kjo është një ëndërr, një fotografi apo kronikë që nuk do të shohim kurrë.
Madje me shumë gjasa është arsyeja e vetme pse bëhen kronikat nën shi: për të fshehur ato që nuk do të shohim sa të kemi telekomandë dhe smartphone në dorë.
Sigurisht, ai që premtoi moratoriumin për lejet e ndërtimit preferon të shihet si “punëtor i komunales”, dhe jo si ai që nuk mbajti një premtim pubik.
Ndonëse është e qartë se cilës tipologjie politikani i përket (xhuxh në mbajtien e fjalës dhe vigan në komunikim), le t’i themi të gjithë bashkë se e kemi kuptuar; madje jemi gati t’i falim mashtrimin mbi moratoriumin, por, në këmbim, ai duhet të jetë i gatshëm të na kursejë “lagiet” në media.
Është koha për një moratorium të ri z. Veliaj, ai për daljet në media; ama këtë radhë të lutem zbatoheni deri në fund.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38