Flash News

KRYESORE

L'America e Kombëtares përfundon në Itali: Shqipëria e 4-ta me 6 pikë

L'America e Kombëtares përfundon në Itali: Shqipëria e

Kombëtarja shqiptare humbet me Italinë 2-0, në një ndeshje me emocione, por pa forcë goditëse nga sulmi i de Biazit. Një penallti e akorduar që në fillim, i ndryshon rrjedhën një ndeshje që nisi nën ritmin e 'vendit të shqiponjave', ndërsa në fillim të së dytës tymueset e hedhura në fushë nga tifozët shqiptarë detyruan gjyqtarin slloven të ndërpriste ndeshjen për disa minuta. Rikthimi në fushë e zbehu pak ritmin, dhe në një nga moment e 'përgjumjes' italianët u gjendën ta pambuluar në zonën  e mbrojtjes shqiptare, dhe shënuan një gol që u duk më i lehtë se ndeshja.

Golat u shënuan nga de Rossi (me penallti) dhe Imobile.

Në ndeshjet e tjera të grupit G, Maqedonia mundi Lihtenshtejnin me rezultain 0-3 dhe Spanja 'nënshtroi' Izraelin 4-1. Shqipëria e mbyll këtë raund të eleminatorëve të Kampionatit Botëror Rusi 2018 në vendin e katërt me 6 pikë. Italia dhe Spanja kanë nga 13 pikë, Izraeli 9 pikë, Maqedonia 3 dhe Lihtenshtejni 0 pikë.

Të fundit