Flash News

KRYESORE

Lampard nuk trembet nga askush: Ju tregoj si mposhtet Ajax

Lampard nuk trembet nga askush: Ju tregoj si mposhtet Ajax

Ndeshja e radhës e Chelsea në Champions League është e programuar nesër kundër Ajax. Frank Lampard ka treguar se di si fitohet ndaj skuadrave ofensive dhe Ajax-in nuk e ka problem, gjë që u pa edhe në përballjen e fundit.

Në konferencën e tij për shtyp para takimit, ai i vlerësoi holandezët, por edhe shpjegoi si pret që t'i mposhtë ata.

“Dihet se Ajax ka shumë cilësi dhe luan mirë përpara. Janë një skuadër shumë teknike. Gjithsesi, ne kemi forcë dhe presim që të kualifikohemi nga ky grup. Nëse tregojmë të njëjtën dëshirë siç kemi bërë ndeshjen e fundit, e mposhtim ekipin holandez".

"Kante? Ai është 100% gati. Me VAR-in nuk kam komplekse. Të gjithë duam të kemi futboll të bukur dhe të drejtë, por deri më tani nuk po rezulton i suksesshëm. E gjithë skuadra ka punuar mirë në stërvitje. Ajax mposhtet vetëm me dëshirë dhe lojë të fortë”, u shpreh tekniku.

Të fundit