Flash News

KRYESORE

Lampard ofron 50 mln euro për yllin e Real Madridit

Lampard ofron 50 mln euro për yllin e Real Madridit

Frank Lampard po punon shkëlqyeshëm te Chelsea dhe klubi ka menduar ta shpërblejë duke i mundësuar blerje të bujshme në merkaton e janarit. Londinezët e kishin të ngrirë merkaton pas një dënimi nga UEFA, por në janar ky dënim është hequr, duke mbajtur vetëm merkaton që lamë pas, kështu që bëhuni gati për pak bujë në Londër.

Sipas mediave britanike, Lampard kërkon mesfushorin ofensiv të Real Madridit, Isco. Spanjolli nuk po luan rregullisht në "Santiago Bernabeu" dhe nuk është sekret që trajneri Zinedine Zidane nuk e ka pasur asnjëherë të preferuar për skemat e tij.

Kështu, Chelsea ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh dhe brenda pak ditësh pritet një përgjigje përfundimtare nga lojtari. Nëse ai thotë "po", Real Madridi nuk do të ishte kundër transferimit të tij te Chelsea. Do të ishte një super goditje!

Të fundit