Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Alfred Lela
Dy ambasadorët në ikje të ShBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, kanë organizuar mbrëmjen e së enjtes një pritje lamtumire. Festa është ‘përplasur’ me seancën e Parlamentit, e cila ka kapur dje 12 orëshin e një debati gjithë thepa, që ka pasur në qendër ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Me punimet e Kuvendit e ka përligjur opozita mungesën në ‘përcjelljen’ e dy ambasadorëve të rëndësishëm, por burime në PD i thanë Politiko.al se, nuk ka qenë seanca plenare, por një arsye tjetër për ‘mosbegenisjen’. Pikërisht vendi ku është mbajtur pritja, një vilë në kompleksin Rolling Hills të blerë nga përfaqësia e Bashkimit Europian gjatë mandatit të Romana Vlahutin. Kjo imobiliare ka mobilizuar opozitën, që e ka denoncuar blerjen e vilës si aferë korruptive të ambasadores.
Deputeti Genc Pollo ka qenë më i drejtpërdrejtë, në Twitter, ku ka shkruar se amabasadorët nuk përfaqësojnë më vullnetin e qeverive që i dërgojnë pranë qeverive pritëse, por e kundërta, bëjnë punën e pritësve. Një aludim jo shumë i fshehtë për Lu dhe Vlahutin. Në një prononcim të mëpasëm mediatik, deputeti demokrat ka shtuar se e ka refuzuar ftesën për të qenë në party-n përcjellës të dyshes së ‘superfuqive’.
Kjo është kronika, po cila është simbolika, aksidentale apo e zgjedhur, pas vendimit të dy ambasadorëve për të organizuar një ceremoni përcjellëse, bashkërisht dhe pikërisht në atë vend?
Si fillim ata kanë vendosur një precedent, duke u bërë të parët përfaqësues të Europës dhe Amerikës që organizojnë, dy-në-një, falmeshëndetin e tyre me përfaqësuesit politikë, mediatikë dhe të shoqërisë civile të Tiranës.
Me një precedent është përgjigjur edhe njëra anë e spektrit politik në Shqipëri, duke e bojkotuar festën e përcjelljes së amabsadorëve më të rëndësishëm në Tiranë. Në një kuptim politik, ajo që Lu e Vlahutin e nisën si festë, u kthye në një funeral. Në rendin e gjërave, kuptimi dhe logjika e kanë se ambasadorët e huaj ‘kanë për detyrë’ pajtimin e të dy palëve politike në Shqipëri, vazhdimisht të acaruara me njëra-tjetrën. Kur diplomatët largohen dhe njëra palë është e acaruar me ambasadorët, aq sa refuzon një përcjellje kortezie, diçka është thyer në atë që, në fillim quhet ‘mision’ dhe në fund mbyllet si ‘tërheqje’.
Sidoqoftë, jo vendimi i çiftimit në lamtumirë, por vendi ku u vendos të jepej kjo pritje, vila në periferi e ambasadores Vlahutin, ishte e pavend, e pagjetur, e pashije dhe një provokim i hapur për opozitën.
Me gjestin e fundit, që bart një papjekuri fëminore, Donald Lu dhe Romana Vlahutin largohen me kokën pas si Tom Sojer dhe Hakëlberi Fin pas një çapkënllëku.
Udha e mbarë ju qoftë, por lamtumirën e kishin të gabuar. Jo vetëm si shenjë të siluetës së tyre në politikën shqiptare, por edhe si ‘tokë të djegur’ për dy pasardhësit. Të cilët ndoshta duhet t’i marrin me rezerva raportimet që do gjejnë në zyrat e reja në ambasadat përkatëse në Tiranë.