Flash News

KRYESORE

Lamtumira për Zarife Hasanajn, Olta Xhaçka: E kam takuar disa herë, vështirë të zëvendësohet vajzë si ajo

Lamtumira për Zarife Hasanajn, Olta Xhaçka: E kam takuar disa

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka treguar si e njihte Zarife Hasanajn, nëntetaren e cila humbi jetën gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine.

Gjatë homazheve të mbajtura sot në Pallatin e Kongreseve në një ceremoni shtetërore, Xhaçka tha se të ndjerën Hasanaj e kishte takuar disa herë dhe se ajo ishte një nga më të mirat e Forcave të Armatosura.

“Dua t’i bëjë homazhe kësaj vajze që kam patur raste ta takoj disa herë. Ajo nuk mbante thjeshtë uniformën ushtarake, por ishte shembull për shumë vajza që duan t’i bashkohen Forcave të Armatosura, ishte nga më të mirat, më të aftat dhe që kishte para një karrierë të shkëlqyer, dhe kjo e bën më të dhimbshme, pasi humbëm një nga vajzat që do ta kemi vështirë për ta zëvendësuar. U prehsh në paqe motër e dashur!”, u shpreh ministrja, ku veç saj në ceremoninë e zhvilluar për nder të nëntetares morën pjesë edhe kryeministri, Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, presidenti Ilir Meta, kreu i PD, Lulzim Basha, deputetë të Kuvendit etj.

Në nder të nëntetares Hasanaj sot është shpallur ditë zie kombëtare.

Të fundit