Flash News

KRYESORE

Lamtumirë Andrea! Mes viktimave nga shembja e urës edhe një lojtar futbolli

Lamtumirë Andrea! Mes viktimave nga shembja e urës edhe një

Prej ditës së djeshme nën rrënojat e urës së shembur në Genova të Italisë janë gjetur 38 trupa të pajetë. Pjesërisht, nuk janë identifikuar ende, ndryshe nga pjesa më e madhe.

Madje, mediat italiane kanë ndërtuar për dis prej tyre edhe nga një mini-profil. Mes tyre është edhe një lojtar futbolli.

Ai është Andrea Cerulli, 48 vjeç, i njohur si lojtar amator i klubit Genoa Portuali Voltri.

Ai ishte babai i një fëmije. Në faqen e internetit të klubit ku ishte pjesë ka një dedikim për nder të tij.

"Klubi i Genoa Portuali Voltri ngushëllon familjen e Andreas, bashkëpunëtorit tonë, mikut tonë, kolegut tonë, viktimës së tragjedisë së në Urën Morandi. Lamtumirë Andre ...”, thuhej në dedikimin kushtuar një prej viktimave të tragjedisë që tronditi Italinë prej ditës së djeshme./Politiko.al/

Të fundit