Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Dua ta bëj këtë replikë me kolegun Andi Bushati, pa një dëshirë dhe për dy arsye. E para lidhet me një shkelje etike flagrante të portalit lapsit.al, që ai bashkëdrejton me kolegun tjetër, Armand Shkullakun.
E dyta, ka të bëjë me klasifikimin e një lajmi që Politiko.al, media që unë drejtoj, si të pavlerë apo, në termat e tij, 'telenovelë' turke.
Politiko, siç e lajmëroi dje rreth mesditës, do të publikonte në ora 19 të së njëjtës ditë dy materiale audio të 'dosjes Habilaj' që ishin, në fakt, pjesë e përgjimeve italiane, një tekst tërësor (integral) i të cilave është bërë publik në fillim nga Partia Demokratike, dhe më pas nga Top Channel, dhe me radhë të gjitha mediat. Kjo më lejon t'ia nis nga arsyeja e dytë, dhe të them se Bushati ka të drejtë në këtë pikë. Publikimi i materialeve të politiko.al ishte pjesë e këtij 'seriali'.
Çfarë sillnin të re ato? Nga një këndvështrim gazetaresk, ne vepruam si gazetat perëndimore në rastin e dosjeve Wikileaks. Duke mos bërë vetëm një zbardhje integrale, por duke i shtuar asaj edhe një komentar, apo shpjegues. Për të hulumtuar se çfarë ka të re në këtë gjë 'të vjetër'. Politiko këtë ka edhe moton e vet: Lajmet nuk janë të reja, çfarë fshihet pas tyre po. Synojmë ta bëjmë këtë 'specialitetin' tonë.
Këtë bëmë edhe me audiot. Më poshtë do të shtjelloj se cilët elementë të rinj gjetëm ne në këtë lajmi 'të vjetër'.
Gjëja e parë, e pahasur apo e patrajtuar në copëzat e mëparshme të përgjimeve italiane, është një element që del qartë dhe që zbulon se ish-ministri Tahiri ka patur kontakte, jo vetëm me Habilajt, por edhe me ortakët italianë të tyre. Me sa duket, ai nuk ka qenë vetëm një 'lehtësues' me infrastrukturë, pushtet dhe influencë shtetërore, por ka zbritur edhe në 'terren'. Kjo trajtë shfaqet në dialogjet mes dy të përgjuarve, kur njëri prej tyre gjatë bisedës me një italian të paidentifikuar, i kërkon tjetrit (Moisiut) që të mos flasë shumë ("se mos vjen këtu ai, se i ka mbajtur numrin ky").
Materiali i parë audio hedh dritë edhe mbi debatin se cili është Saimiri i përgjimeve, 'kamionisti' apo ish-ministri i Brendshëm. Me zë e tekst, në audion e siguruar nga Politiko, flitet për një njeri me pushtet që quhet Saimir, që merr dhurata të shtrenjta dhe që është i shqetësuar për zgjedhjet.
Audio e dytë, e cila nuk ka në fakt gjë të re, përveç asaj që Bushati quan 'pigment', zbulon megjithatë diçka që e bën fajtor ish-ministrin po aq sa çdo implikim tjetër. Dialogjet mes anëtarëve të 'bandës Habilaj' në makinën e përgjuar nga italianët, shpalosin psetë e kalimit të Audi-t të famshëm nga Tahiri te Moisiu. Targa e makinës së ministrit, dhe fakti që Audi vinte direkt nga një prej mbajtësve të zyrave më hijerënda të shtetit, përdoreshin hapur si mjet intimidimi për policë e doganierë, në kalimet e shumta të kufirit apo edhe në lëvizjet e tyre në territorin e Shqipërisë.
Kjo del qartë në bisedë siç kuptohet po aq hapur se 'skema' ka funksionuar.
Me këtë vetëdije e këtë shpjegim Politiko.al vendosi publikimin e përgjimeve. Pa qenë nevoja të tregohemi hipokritë, ne e parashihnim efektin kaskadë që do kishin. Qenë të parat materiale audio të dosjes, dhe veç kësaj do bënte efektin e vet edhe kureshtja e njerëzve apo kërshëria, siç e quan kolegu.
Bushati nga ana e tij, duke dashur të tregohet sqimatar i hollë ra në hipokrizi të trashë. Ai i 'përbuz' si telenovela audiot e Politiko, por i ekspozon si të ishin 'Iliada' dhe 'Odiseja' në ballinën e lapsit. E bën këtë, dhe kjo na kthen te fillimi, arsyeja e parë pse e bëj këtë replikë, nëpërmjet një veprimi hileqar dhe që nuk i shkon aspak.
Lapsi e hodhi pa vonuar materialin e Politiko duke marrë të gatshme, si punën ashtu edhe ekskluzivitetin e të tjerëve. Në fillim hodhën audiot në platformën 'vimeo' mbi të cilën kishim punuar ne, pa e ditur se i kishim siguruar me copyright. Pas pak minutash audiot u bllokuan dhe Bushati me të tijtë rendën për të 'kopsitur' një mënyrë tjetër 'marrjeje' duke e rihedhur videon si të ishte e tyrja, dhe duke zhdukur çdo shenjë të medias e cila ishte burimi origjinal. Në këtë formë i gjeni edhe sot po të futeni në faqen e tyre. Pas një reagimi të autorit të këtyre radhëve, ata shtuan në fund të faqes një link të Politiko, por 'ç'merr lumi nuk e zë më gjarpri'.
Bushati, i pamjaftueshëm në hipokrizinë e vet, mbajti edhe qëndrim editorial me anë të një shkrimi ku qortonte ato media (Top Channel dhe Politiko.al) që bënin 'shumë zhurmë për asgjë'. Të tjerëve u lexonte spekullimin, ndërsa vetë, me një laps pa gomë, shkruante vjedhjen.
*Shënim: Këtu gjeni linkun e shkrimit të Bushatit
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38