Flash News

E-TJERA

"Larg qëndrimeve kategorike që sjellin pasoja katastrofike': Mesazhi i Metës për Ramën

"Larg qëndrimeve kategorike që sjellin pasoja katastrofike':

Kryetari i Kuvendit ka thënë sot, gjatë një daljeje publike, që zgjedhjet e 18 qershorit do të jenë të shkëlqyera dhe 'larg qëndrimeve kategorike që mund të sjellin pasoja katastrofike'. Qëndrimet 'kategorike' janë mbajtur si nga Basha, ashtu dhe nga Rama. I pari ka kërkuar 'nuk ka zgjedhje pa qeveri teknike', ndërsa i dyti se 'do të hyjmë në zgjedhje edhe pa opozitën'. Megjithatë deklarata më kategorike i atribuohet kryeministrit Rama dje. Sipas gazetës Panorama por edhe Top Channel ai ka deklaruar dje në një mbledhje me kryesinë e PS, se partia e tij do të hyjë në zgjedhje edhe sikur në to të mos marrë pjesë asnjë parti tjetër. Pra, edhe pa LSI.

Të fundit