Flash News

KRYESORE

Largimet e këshilltarëve, a po lëkundet LSI në bastionet e saj? 

Largimet e këshilltarëve, a po lëkundet LSI në bastionet e

Rikthehen sërish largimet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ditën e sotme, dy këshilltare bashkiake të zgjedhur nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, qëndruan në sallën e mbledhjes ku u shkarkua kreu i këshillit, Mimoza Çomo, e cila u zgjodh disa javë më parë si përfaqësuese e PD-së. Nga ana e saj, në mbledhje nuk morën pjesë këshilltarët e PD-së dhe pjesa tjetër e këshilltarëve të LSI-së.

Gjirokastra është një nga zonat ku LSI ka një mbështetje të madhe pasi ka edhe postin e kryetarit të bashkisë dhe duket se largimi i dy këshilltarëve është një lëkundje e kësaj mbështetjeje. Kjo nuk është hera e parë që LSI pëson firo edhe në zona ku ka pasur mbështetje të madhe. Pak kohë më parë, në Elbasan, zona elektorale e Monika Kryemadhit tre këshilltarë u larguan ndërsa largime ka pasur edhe në Lezhë e Berat, edhe këto dy të fundit, zona ku LSI ka marrë mbështetje të konsiderueshme.

Të fundit