Flash News

KRYESORE

Largimet nga ‘Portokalli’, Altin Basha: Jo të gjithë mund ta përballojnë presionin

Largimet nga ‘Portokalli’, Altin Basha: Jo të gjithë mund

Regjisori i ‘Portokalli’, Altin Basha ka folur për largimet dhe afrimet e reja që po ndodhin në spektalin e humorit. I ftuar në ‘Top Shoë’, Basha nuk përmendi emra, por tha se jo të gjithë aktorët mund të përballojnë presionin e këtij spektali.

“Nuk do të kishte kuptim një spektakël i izoluar që nuk merr dhe jep me tregun e madh të aktrimit, padyshim që talente këtu kanë ardhur, pjesa më e madhe kanë ndërtuar karrierën në këtë emision. Sigurisht që jo të gjithë e gjejnë veten sepse kjo është një skenë e vështirë, ka një presion të jashtëzakonshëm dhe ka një intensitet shkatërrues”, tha Basha.

Altin Basha veçoi rolin e ‘Portokallisë’ në promovimin e talenteve të reja të humorit kur askush nuk besonte te ata.

Ditët e fundit ka patur disa polemika midis Bashës dhe ish-aktorëve të këtij spektali, të cilët nuk kanë kursyer kritikat ndaj regjisorit.

Të fundit