Flash News

KRYESORE

Largimet nga Shtëpia e Bardhë, një tjetër këshilltar i Donald Trump jep dorëheqjen

Largimet nga Shtëpia e Bardhë, një tjetër këshilltar i

Një tjetër këshilltar i presidentit të SHBA jep dorëheqjen.

Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders, këshilltari për siguri të brendshme i, Tom Bossert është larguar duke dhënë dorëheqjen nga ky post.

“Presidenti është mirënjohës për angazhimin e Tom për sigurinë dhe sigurinë e shtetit tonë të madh. Tom udhëhoqi përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të mbrojtur kombin nga kërcënimet terroriste, për të forcuar mbrojtjen tonë kibernetike dhe për t’iu përgjigjur një serie të veçantë fatkeqësish natyrore”, tha Sanders.

Në fillim të marsit, një tjetër këshilltarë u dorëhoq. Bëhet fjalë për Gary Cohn, këshilltari ekonomik i Trump, pasi nuk ra dakord me vendimin e presidentit për të imponuar tarifa të larta për importin e çelikut dhe aluminit.

 

Të fundit