Flash News

KRYESORE

Largimi i 6 mësuesve, Haradinaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Erdoganit: Nuk të lejoj të përzihesh në punët tona!

Largimi i 6 mësuesve, Haradinaj i përgjigjet ‘flakë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, pas akuzave që i mori nga udhëheqësi turk, për reagimin e tij rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

Megjithatë, Haradinaj nuk e ka përmendur asnjëherë me emër presidentin turk, dhe as rastin e dëbimit të turqve, të cilët në Turqi akuzohen për gjoja terrorizëm, teksa i është kundërpërgjigjur Erdoganit.

Shefi i ekzekutivit të Kosovës i ka thënë Erdoganit se nuk do ta lejojë të përzihet në punët e brendshme të Kosovës. Haradinaj ka thënë se shqiptarët nuk e kanë në traditë të ndërhyjnë në punët e shtëpisë të dikujt tjetër.

“Kosova dhe unë asnjëherë s’kam ndërhyrë në punët e brendshme të Turqisë. As në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen. Punët tona të shtëpisë s’do të mundet kush t'i bëjë në emrin tonë në Kosovë. Do t'i bëjmë ne, kur t'i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, është shprehur kryeministri kosovar. 

Gjatë ditë së djeshme, qëndrimet e Haradinajt u mbështetën edhe nga kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili theksoi se veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës janë sovrane dhe nuk mund t’u nënshtrohen presioneve të jashtme, ndërsa paralajmëroi shkarkimin e të tjerë zyrtarëve përgjegjës për ekstradimin e fshehtë.

Të fundit