Flash News

KRYESORE

Largimi i mundshëm i Rrajës, deputeti e PS: Për çfarë akuzohet kolegu ynë?

Largimi i mundshëm i Rrajës, deputeti e PS: Për çfarë

Deputetët e Partisë Socialiste nuk janë në gjendje të japin një mendim nëse kolegu i tyre, Rrahman Rraja, duhet të vijojë të qëndrojnë pjesë e grupit të tyre parlamentar.

Të pyetur nga gazetarët në ambientetet e Kryesisë së Kuvendit, deputetët socialistë kanë kërkuar që kjo çështje t’i lihet në dorë drejtësisë. Ata shprehin habinë kur pyeten nëse Rraja duhet të japë dorëheqje, pasi kolegu nuk akuzohet zyrtarisht për asnjë vepër penale.

“Po pse për çfarë akuzohet kolegu ynë? Këtë duhet të provojë organi i akuzës. Ne nuk mund t’i penalizojmë njerëzit për aq kohë sa nuk është vërtetuar”, deklaroi deputeti Xhemal Qefalia.

Edhe deputetë të tjerë socialistë i janë shmangur përgjigjes për të ardhmen e Rrahman Rrajës në PS. Ai dyshohet se ka penguar drejtësinë për më shumë se dy muaj që të veprojë kundër djalit të tij, Rrexhep Rraja, i denoncuar nga ish-e dashura për përdhunim dhe tortura.

Të fundit