Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Largimi i Ozilit nga Kombëtarja kthehet në çështje politike, Erdogan telefonon mesfushorin
Largimi i mësfushorit Mesut Ozil nga Kombëtarja gjermanë ka shkaktuar një debat të gjerë, jo vetëm në qarqet sportive, por edhe ato politike.
I pashmangshëm ka qenë edhe reagimi i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, pasi pikërisht një foto e tij me Ozilin para startit të botërorit, ndezi polemika të shumta ndaj fantazistit.
“Kam folur me Ozil mbrëmë dhe mund t’u them se qëndrimi i tij meriton nivelin më të lartë të admirimit. E vërteta është se kritikët e tij nuk mund të përtypin foton e Ozil me mua. Trajtimi racist ndaj një të riu që ka dhënë gjithçka për kombëtaren gjermane të futbollit, vetëm për shkak të fesë së tij, është i papranueshëm”, deklaroi Erdogan.
Edhe një politikan turk në Gjermani,i quajtur Cem Ozdemir, ka kërkuar dorëheqjen e presidentit të Federatës Gjermane të Futbollit, pasi ky i fundit, me deklaratat e tij kishte nxitur reagime raciste ndaj Ozilit.