Flash News

KRYESORE

Largimi i Sarrit, e ardhmja e Hysajt tek Napoli ende e paqartë

Largimi i Sarrit, e ardhmja e Hysajt tek Napoli ende e paqartë

E ardhmja e futbollistit shqiptar, Elseid Hysaj, është ende e paqartë pas largimit të Sarrit nga  Napoli.

Vetë mbrojtësi kuqezi është shprehur se kjo nuk është një situatë e mirë pasi kishte qenë për 6 vite me trajnerin.

Ai gjithashtu ka thënë se Napoli bëri zgjedhjen e duhur, duke marrë Carlo Ancelottin si teknikun e ri të ekipit të kaltër.

“Nuk është situatë e mirë, pasi kam qenë me Sarrin për 6 vite. Napoli nga ana tjetër ka bërë zgjedhjen e duhur duke marrë Ancelottin si trajner”, është shprehur Hysaj për mediat italiane.

I pyetur në lidhje me merkaton, shkodran ka theksuar se janë vetëm zëra dhe fjalë jo të vërteta.

“Janë vetëm zëra, nuk di asgjë, vetëm ato që kam lexuar në media”, ka thënë ai.

Të fundit