Largimi i Tufës nga Shqipëria, reagon anëtarja e bordit të ISKPK: Agroni firmosi dorëheqjen bashkë me arsyet

Largimi Agron Tufës nga Shqipëria dhe dorëheqja e tij si kreu i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), ka shkaktuar reagime të shumta.

Ndër to edhe Jonila Godole, e cila është anëtare e bordit drejtues të këtij institucioni.

Sipas Godoles, Tufa e paraqiti më parë largimin e tij nga ky post dhe në të ka sqaruar edhe motivet.