Flash News

KRYESORE

Largimi i Xhafajt, deputeti i PD: Kam tetë pyetje për Sandër Lleshin

Largimi i Xhafajt, deputeti i PD: Kam tetë pyetje për Sandër

Sandër Lleshi, këshilltar i Kryeministrit për çështjet e sigurisë në kryeministri është caktuar nga Edi Rama si personi që do të zëvendësojë Fatmir Xhafajn në postin e ministrit të Brendshëm.

Lajmin për largimin e Xhafajt nga detyra e dha vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë përmes rrjeteve sociale, por pa dhënë asnjë shpjegim të këtij vendimi dhe në vend të tij emërimin e Sandër Lleshit.

Në në reagim në rrjetet sociale, deputeti i PD Genc Pollo i drejton Lleshit tetë pyetje, sa i takon këshillave që i ka dhënë Ramës, lidhur me ngjarjet e bujshme të trafikimit të narkotikëve.

Reagimi:  

Tetë  pyetje për zotin Sandër Lleshi

Nuk kam paragjykim për zotin Sandër Lleshi, këshilltar i Kryeministrit për çështjet e sigurisë që nga viti 2013 dhe tashmë  i propozuar për postin e Ministrit të Brendshëm nga Edi Rama.

Por do të thoja se në këtë moment publiku ka të drejtë të dijë dhe zoti Lleshi, mundësisht para votëbesimit e betimit të tij, ka për detyrë të informojë për sa vijon:

Cilat janë këshillat që z. Lleshi i dha Kryeministrit:

1- kur u mor vesh  se avionë të vegjël transportonin drogë nga Shqipëria në Itali duke përdorur aeroporte ushtarake si Gjadri apo edhe aerodrome e pista rrethanore;

2- kur u bë e qartë se  mohimi nga Ministria e Mbrojtjes i përdorimit të aeroporteve nga avionët e drogës rezultoi i pavërtetë;

3-Kur Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bazo në maj 2014 pretendoi publikisht se është i pamundur transporti i drogës me avion  "meqë hapësirën ajrore të Shqipërisë e monitoron NATO" çka ishte tërësisht e gënjeshtërt pasi NATO  nuk ka objekt aviacionin civil e aq më pak aeroplanët privatë;

4- kur debatohej në publik se mbjellja masive e drogës vendin tonë në vitin 2016 përbënte rrezik për sigurinë publike e kombëtare;

5-Kur raportet e Europolit, Departamentit të Shtetit të ShBA, Zyrës për Drogën e Krimin të OKB (UNODC)  dhanë alarmin pas vitit 2016 për kanabizimin e vendit e pasojat e rrezikshme të tij;

6-Kur rezultoi se bandat e narkotrafikantëve  kontrollonin radarët e bregdetit dhe i fiknin ata sa herë u nevojitej atyre për fshehur transportet e drogës.

7-Kur një ministër i qeverisë Rama sugjeroi ndërhyrjen antidrogë të Ushtrisë pasi Policia konsiderohej e kanabizuar;

8- kur u hartua e miratua ligji mbi Forcat e Armatosura, i cili  u rrëzua në vitin 2014 nga Gjykata Kushtetuese pasi transferonte  të gjithë pushtetet e organeve kushtetuese tek kryeministri duke e bërë atë "edhe komandant edhe komisar" siç u shprehën ekspertët;

Të fundit