Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Largimi i Xhafajt, Manjani paralajmëron opozitën: Cilido që e bën këtë gjë do mbahet mend për tradhti ndaj vendit
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se vendimi i kryeministrit Edi Rama për shkarkuar Fatmir Xhafajn si ministër i Brendshëm, ka qenë i paramenduar dhe nuk ka ardhur pas një sherri të momentit.
Sipas Manjanit, Rama po përpiqet të bëjë paqe me opozitën dhe t’i kthejë deputetët në Kuvend, pasi askush në Perëndim nuk është i gatshëm të flasë me të në këto kushte.
Por ish-ministri bën një paralajmërim të qartë për drejtuesit e opozitës kur thotë se cilido që i jep dorën Ramës, praktikisht i jep shkelmin vendit, dhe për këtë gjë do të mbahet mend për tradhti ndaj Shqipërisë.
Reagon Fatmir Xhafaj: Dorëheqja si ministër i Brendshëm, me vullnetin tim
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:
Kujdes.
———-
Pa dyshim që njeriu i mirë Sandër Lleshi, politikisht i shërben Edi Ramës si veshja e sheqerosur e pilulave të helmuara.
Edi Ramës i duhet me çdo kusht një detantë (klimë e ç’tensionuar) politike, për të kthyer opozitën në parlament.
I duhet kjo klimë edhe për të tejkaluar disi në kohë skandalet e pritshme që lidhen tashmë me të.
Arrestimet e të vetëve, telendisja ne publik e të përgjuarve pushtetarë të tij dhe shkarkimi i Fatmir Xhafës janë shenja të qarta që Rama kërkon paqe me opozitën.
Që të mos kemi asnjë iluzion, të gjitha këto veprime ishin të paramenduara nga Rama. Asgjë nuk ka ardhur si sherr i momentit, siç thonë disa media.
Atij i duhet opozita në Parlament sepse nuk i hap më askush derën në perëndim!
Çështja është se nëse Opozita ia ofron këtë paqe e i jep dorën Ramës, praktikisht i jep shkelmin vendit!
Cilido faktor opozitar që e bën këtë gjë do mbahet mend për tradhëti ndaj vendit, demokracisë dhe progresit!
As ndërmjetësimet e huaja nuk e shpëtojnë vendin, nëse do tolerohej shkatërrimi i shtetit, i demokracisë dhe ekonomisë!
Tani është radha e opozitës të forcojë radhët dhe të vihet në krye të popullit të çoroditur.