Flash News

KRYESORE

Largimi i opozitës nga diskutimi për buxhetin, Rama: Politika jonë është puna jo sherri

Largimi i opozitës nga diskutimi për buxhetin, Rama: Politika

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të opozitës për të braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku do diskutohej projekt-buxheti për vitin 2018-të.

Rama shprehet se qeveria donte debat me përgjegjësi, por opozita i bën vetëm ftesën e vjetër për shërr politik.

“Do donim debat me përgjegjësi për Projekt-Buxhetin2018 po kemi vetëm ftesën e vjetër për sherr politik! Politika jonë është puna jo sherri”, deklaron Rama.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj prezantoi të martën projektbuxhetin e vitit 2018 në konferencën e Kryetarëve, pa praninë e opozitës e cila braktisi punimet e saj me argumentin se diskutimi i p/buxhetit është thjesht një fasadë.

Ministri Ahmetaj tha se p/buxheti synon rritje ekonomike përtej 4%, uljen me 2.5 pikë përqindje të borxhit publik dhe një defiçit buxhetor në nivelin 2 % të PBB.

Të fundit