Flash News

KRYESORE

Largimi i Sokol Ballës, një grua e zëvendëson tek ‘Top Story’. Edhe Ylli Rakipi në Top Channel

Që pas largimit të Sokol Ballës nga Top Channel në media janë publikuar një sërë emrash si zëvendësues të mundshëm të tij në emisonin ‘Top Story’.

Burime konfidenciale në Top Channel bënë me dije për Politiko.al  se do të ketë dy emisione, ‘Top Story’ i cili do të transmetohet ditën e hënë dhe të martë, dhe emisionin ‘Të paekspozuarit’ që do të transmetohet të enjten me gazetarin Ylli Rakipi.

Sa i takon emisionit ‘Top Story’ do të jetë gazetarja Sonila Meço drejtuesja e saj duke zëvendësuar në këtë mënyrë Sokol Ballën.

Meço dhe Rakipi do të jenë drejtues të emisioneve dhe asnjë prej tyre nuk do të mbaj postin e drejtorit të Informacionit siç ishte Sokol Balla.

Të fundit