Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Largimi i Sokol Ballës, qëndrimi i Top Channel: Ka plot të tjerë që mbushin boshllëkun; ja pse u prishëm
Televizioni ‘Top Channel’ ka publikuar në faqen zyrtare në internet, një reagim të gjatë për largimin e gazetarit Sokol Balla. ‘Epoka e re e Top Channel’ titullohet shkrimi, i cili raportohet se është marrë nga gazeta ‘Koha Jonë’, por nga kërkimi në internet rezulton se autori i parë është një portal i quajtur ‘Fol Shqip’, për të cilin nuk ka informacione se kur është krijuar dhe se kush është drejtuesi. Ndaj, ky shkrim mund të thuhet pa asnjë dyshim se përfaqëson qëndrimin e drejtuesve të Top Channel, jo më kot është publikuar dhe në faqen zyrtare.
Menjëherë, shkrimi sqaron se krisja e Ballës me drejtuesit ka ardhur për shkak të emisionit që gazetari bëri në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi kishte shpërthyer skandali i kanabisit. Për Top Channel, ai emisionin i ‘Top Story’ ishte një qokë e Sokol Ballës për Tahirin.
Largimi i Ballës nuk konsiderohet fundi i botës nga drejtuesit, ndërkohë që paralajmërohet emërimi i një figure të rëndësishme të gazetarisë në postin e drejtorit të Informacionit.
Në shkrim flitet edhe për luftën klanore që bëhet ndaj Top Channel nga politika, oligarkët dhe mediat kundërshtare.
Me këtë qëndrim, Top Channel paralajmëron përballjen me kryeministrin Edi Rama, të cilin e konsideron kryeredaktor të mbi 85 përqind të mediave shqiptare..
“Vjollca Hoxha si “perandore” e Top Channel ka përballë edhe qeverinë, edhe kryeministrin e rradhës, i cili vjen nga media dhe ia di se ku duhet shpuar me trapan për ta sakatuar median e cila nuk nënshtrohet apo nuk bëhet pjesë e oligarkisë së madhe që ka kapur këtë vend. Top Channel ka një zgjidhje; sulm dhe zbardhje të vertetave të pushtetit, por edhe të konkurentëve të mbushur me para pushteti”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e publikuar nga ‘TCH’.
Deklarata e Vjollca Hoxhës: Top Channel nuk do ketë rivalë; e vërteta nuk ka çmim
Shkrimi i plotë:
Mu Natën e Vitit të Ri, si për t’ja prishë darkën e ndërrimit të viteve, Vjollca Hoxhës dhe Top Channel, si një hakmarrje e ftohtë për shkarkimin nga drejtor lajmesh, Sokol Balla njoftoi me ca radhë se rruga me Top Channel tashmë ndahet përfundimisht.
Krisja e Sokol Ballës me Vjollca Hoxhën erdhi pas emisionit në shtëpinë e Saimir Tahirit, për të cilin pati kritika të shumta nga publiku. Në fakt ajo intervistë ishte si një qokë e Ballës për ish-ministrin, ndonëse në publik u interpretua si një porosi e Edi Ramës ndaj Vjollca Hoxhës, pronare e vetme e Top Channel. Sokol Balla u shkarkua nga drejtor informacioni në Top Channel, ndërsa mbrëmë në mesnatë, kur ishte shtruar sofra e Natës së Vitit të Ri, Balla, hodhi me atë pjerrtësinë e shikimit televiziv, një bombë si punë fishekzjarri festiv, por në të vertetë që theu disa dritare të Top Channel. Iku edhe nga Top Story.
Informacione mediatike dhe portalesh, për largimin e tij, kishin dalë më përpara nga burime mediatike klanore apo që tirreshin në një televizion tjetër, i cili e do të vdekur Top Channel. Pasi mposhtën dhe vdiqën gjigandin televiziv kombëtar RTSH (këtu ka faj edhe vetë Top Channel që heshti, kur varrosej TVSH); tashmë synimi mbetet kalaja Top Channel.
Top Channel është realisht televizioni më i madh kombëtar. Ai lindi si një dritë e re radiotelevizive, por lindi në mes të luftës mediatike dhe politike, dhe si i tillë kishte mision informimi të paanshëm. Top-i lindi si një shpresë informative dhe investigimi për shoqërinë. Atë e krijoi Tani i Top-it, e lindi si televizion të publikut ose në një farë mënyre për të qenë me publikun e jo me qeveritë. Pra televizion me mision e detyrë opozitare ndaj kujtdo që shkel ligjet dhe dhunon shoqërinë.
Vjollca Hoxha ndodhet mes një stuhie të krijuar nga kundërshtarët televizivë, pavarësisht se i japin dorën, por nën dorë e buzëqeshje kanë thikën e pabesisë së konkurencës. Deri diku janë normale brrylat nga konkurenca në një botë pushteti radioteleviziv, ku ndërthuren shumë interesa jo vetëm profesionalizmi. Por nuk është thjesht një konkurencë profesioni, po të ishte kështu do ishte deri diku normale. Janë interesa pushteti, oligarkish, miliardash dhe grupesh ekonomiko-mediatike të cilat ndodhen të ngërthyer me njëmijë fije interesash me pushtetin e radhës. Top Channel, ndonëse me deviacione të pjesshme, por ka qëndruar ashtu siç është krijuar TOP ndaj pushtetit.
Top Channel është një Perandori mediatike. Duan ta thërmojnë nga pak e përditë, me kujdes e djallëzi. Përballë ka media të tjera që marrin para nga pushteti, bile marrin qindra milionë dollarë në forme lejesh ndërtimi, investimesh, PPP, zona turistike, hotele e gjithçka prodhon pushteti ekzekutiv ndaj pushtetit të medias. Top Channel nuk besohet se ka marrë apo përfituar gjëra të tilla, të paktën do të ishte bërë publike nëse do kishte futur dorën Vjollca Hoxha në thesin e qeverisë, siç bëjnë pala përballë e Top Channel. Nëse i kanë dhënë si Bashki e Tiranës ca kioska shtypi apo për shitje cigaresh nëpër Tiranë, është një tallje me shumë se ndihmë për të mbajtur një gjigand televiziv si Top Channel. Top-i ka ndërtuar vetë një ndërtesë me kredi e me halle dhe po paguan për zyrat e reja televizive, ndërkohë që mediat e tjera televizive, pothuaj të gjitha, kanë marrë qyl nga qeveritë toka, prona, zyra, etj. Top Channel ka gërmuar shpirtin e tij për tu mbajtur gjallë dhe fort në këtë botë televizive dhe kur kryeministri Rama është kthyer në të vertetë siç thoshte Ylli Rakipi në një kryeredaktor të mbi 85 përqind të mediave shqiptare.
Kjo është e frikshme!
Ndaj Top Channel është përballë televizioneve të tjera të cilët kanë shumë para, prona, me shumë mbështetje pushteti ekzekutiv, bile janë bërë njësh. Vjollca Hoxha si “perandore” e Top Channel ka përballë edhe qeverinë, edhe kryeministrin e rradhës, i cili vjen nga media dhe ia di se ku duhet shpuar me trapan për ta sakatuar median e cila nuk nënshtrohet apo nuk bëhet pjesë e oligarkisë së madhe që ka kapur këtë vend.
Top Channel ka një zgjidhje; sulm dhe zbardhje të vertetave të pushtetit, por edhe të konkurentëve të mbushur me para pushteti.
Natyrisht që ikja e Sokol Ballës është një goditje, por nuk është fundi. Ka plot të tjerë në tregun mediatik që mbushin boshllëkun e krijuar, bile edhe mund të jenë më të mirë. Kjo nuk do të thotë se Sokol Balla nuk është gazetar VIP dhe me një zgjuarsi e nuhatje te lindur për gazetar. Por nuk u shemb Roma se iku Koli.
Vjollca Hoxha ka nevojë të tregohet e shpejtë, jo vetëm për këtë ikje, por edhe për lajmet, pasi ndonëse është një gazetar i mirë ai që drejton sot lajmet. Lajmet duan një ikonë profesionializmi dhe kurajo meditiake, që kur të dal sigla e lajmeve Top Channel ministrat apo kryeministri të vrapojnë për të kapur lajmet dhe të rrijnë me zemër në dorë. Sa me shumë “infarkte” qeveritare krijon Top Channel aq me shumë e do publiku, aq me fortë kthehet Top-i si në kohën e Tanit të Topi-t.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38