Flash News

KRYESORE

“Largo Ramën o Dudush se sonte s’ta var kush”, mesazhi i të rinjve për moderatorin e Top Channel

“Largo Ramën o Dudush se sonte s’ta var kush”, mesazhi i

Pas lajmit të publikuar në Politiko.al se sonte në Top Channel kryeministri Edi Rama do të jetë përballë një grupi studentësh në ‘Top Show”, reaguan studentët.

Nga protesta, ata u shprehën njëzëri se kushdo që do marrë pjesë sonte në emision, nuk është përfaqësues i tyre.

Ndërsa nëpërmjet një pankarte i kanë përcjellë një mesazh moderatorit Alban Dudushi. “Largo Ramën o Dudush se sonte s’ta var kush”, shkruajnë studentët.

Studentët i kanë lënë afat deri në orën 16:00 kryeministrit Edi Rama dhe ministres Lindita Nikolla, për përmbushjen e gjashtë kërkesave të tyre, përndryshe ata do të vijojnë protestën e tyre deri në fund.

http://politiko.al/urgjente-distancohemi-prej-jush-paralajmerojne-te-rinjte-per-perballjen-e-rames-me-studentet-ne-top-show/

Të fundit