Largohen për sot përmbaruesit nga banesa; me qindra qytetarë në mbështeje të banorëve në “Petro Nini Luarasi”

Janë larguar për sot përmbaruesit të cilët ishin të pranishëm në ndërtesën në “Petro Nini Luarasi” e cila rrezikon shembjen si pasojë e një vendimi gjykate.

Një banore shtatzënë, u shpreh për “Report Tv” se nuk kanë arritur asnjë akord me përmbaruesit, dhe se ka frikë se mund të rikthehen sërish.

“S’kemi arritur asnjë akord. Ata shprehen se do të zbatojnë vendimin e gjykatës. Sot nuk ia arriti për shkak të rezistencën tonë”, u shpreh banorja.

Më tej ajo falenderoi median dhe banorët që u sensibilizuan me padrejtësinë që sipas saj, po bëhet ndaj tyre.

“Më ndihmon i madhi Zot sepse shteti nuk na ndihmoi. Si dhe qytetarët që kanë dalë këtu për të na ndihmuar, dhe juve”, tha më tej ajo.