Flash News

KRYESORE

Largohet një tjetër këshilltare e LSI në Kuçovë, i bashkohet PS

Largohet një tjetër këshilltare e LSI në Kuçovë,

Një tjetër këshilltare e LSI i bashkohet Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Kuçovës. Valbona Hoxha i është bashkuar nga sot PS, një vendim që ajo e mori sot në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak.

Deri tani janë larguar 5 këshilltarë në një hark kohor të 8 muajve, duke u bashkuar me PS, nga të cilët dy i përkisnin LSI dhe tre të tjerë partive të vogla.

Me largimin e Hoxhës, LSI përfaqësohet tashmë vetëm me 5 këshilltarë.

Të fundit