Flash News

KRYESORE

Largohet pa lënë gjurmë nga banesa, 3 ditë më vonë e shoqja e gjen të vdekur te “Gurët e Skënderbeut”

Largohet pa lënë gjurmë nga banesa, 3 ditë më vonë

Një i moshuar është gjetur i pajetë në kanalin e ujërave vaditës në vendin e quajtur “Gurët e Skënderbeut” në fshatin Vajkal të Bulqizës. 80-vjeçari me inicialet V.S u gjet i mbytur nga bashkëshortja e tij, tre ditë pasi i ndjeri ishte larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë.

Sipas policisë, i moshuari u gjet i mbytur në kanalin e ujërave vaditëse, ndërsa paraprakisht nuk i janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.

Sipas ekspertëve mjeko-ligjor vdekja e tij ka ardhur nga mbytja, në rrethana ende të paqarta. Më datë 18 mars gruaja e tij F.S 64 vjeçe kishte bërë kallëzim në polici në komisariatin e Policisë Bulqizë, duke bërë që prej asaj dite të nisnin kërkimet për të moshuarin.

 

 

Të fundit