Flash News

KRYESORE

Largoni stresin me teknikat japoneze

Largoni stresin me teknikat japoneze

Stresi është pjesë e përditshmërisë. Por, ka raste kur ai mund të pengojë aktivitetin tonë të përditshëm dhe të ndërhyjë tek jeta personale e shëndeti. Nëse vuani nga stresi, ju ftojmë të provoni këtë teknikë të vjetër japoneze qetësuese, që nuk do t’ju marrë më shumë se 5 minuta dhe mund të bëhet kudo.

Për ta praktikuar këtë teknikë, është e rëndësishme të kuptoni që çdo gisht i dorës përfaqëson ndjesi të ndryshme.

Gishti i madh – ndihmon për të luftuar emocione si ankth dhe shqetësim.

Gishti tregues – ndihmon për të luftuar frikën.

Gishti i mesit – ndihmon për të kontrolluar zemërimin dhe inatin.

Gishti i unazës – ndihmon për të luftuar depresionin dhe mërzitjen, e për të qenë më i vendosur.

Gishti i vogël – Ndihmon për të luftuar ankthin dhe rrit optimizmin e besimin në vetvete.

Të fundit