Flash News

KRYESORE

Largpamësia e ministres zvicerane, udhëton e ulur në shkallët e vagonit të trenit

Largpamësia e ministres zvicerane, udhëton e ulur në

Udhëtarët e rregullt të trenave me siguri se janë ballafaquar me lloj lloj peripecish në trenat e stërmbushur me njerëz, teksa një gjë e tillë i ka ndodhur edhe ministres Doris Leuthard gjatë udhëtimit të saj drejt Zyrihut.

Në të vërtetë, këshilltarja federale, e ngarkuar për Ministrinë e Transportit, i është dashur të udhëtojë e ulur në shkallët e trenit që do të dërgonte në SRF, për shkak të mungesës së vendeve raporton gazeta “20 Minutes”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, njofton televizioni zviceran në një Tëeet me foto, ku shihet shpina e saj dhe përpjekja për të klasifikuar dosjet e saj me një bashkëpunëtore femër.

Leuthard po shkonte të merrtë pjesë në një program televiziv, i cili quhet ‘Arena’ dhë është mjaft i famshëm në vendin helvet.

Në Twitter, nga ana tjetër, shumë përdorues të internetit kanë konstatuar se ky është vetëm një veprim i pastër komunikimi nga ana e Doris Leuthardit.

Të fundit