Flash News

KRYESORE

Lautaro Martinez ka një kusht për t'u transferuar te Barcelona

Lautaro Martinez ka një kusht për t'u transferuar te Barcelona

Lautaro Martinez duket se e ka vendosur të transferohet te Barcelona në fund të këtij sezoni. Klauzola e tij e largimit është 111 milion euro dhe katalanasit janë gati ta paguajnë.

Gazeta spanjolle "Sport" raporton se 22-vjeçari ka kërkuar nga Barcelona një gjë shumë të rëndësishme. Argjentinasi, duke parë se skuadra e tij do të dobësohej pa të, do që të plotësohen dëshirat teknike të Interit.

Vidal, Semedo, Rakitic dhe Todibo mund të përfshihen në ofertën që Barcelona do i bëjë klubit zikaltër. Edhe emri i sulmuesit Antoine Griezmann është përmendur si opsion.

Të fundit