Flash News

KRYESORE

Lautaro Martinez: Lukaku super njeri, Conte më favorizon

Lautaro Martinez: Lukaku super njeri, Conte më favorizon

Lautaro Martinez është njeriu i momentit tek Interi. Sulmuesi argjentinas është përshtatur mirë në Milano dhe duket se do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës. Për të ka interes sidomos Barcelona.

Në një intervistë të fundit, ai iu ka thënë "stop" spekulimeve të merkatos, pasi ndihet mirë me klubin zikaltër. “Interi është shtëpia ime. Tifozët ma kanë shfaqur përkrahjen kurdoherë. Dua të jem në nivelin që meriton fanella e Interit", - ka deklaruar Martinez.

"Skema e trajnerit Conte më favorizon, por duhet ta disini se ai i trajton të gjithë lojtarët njësoj. Ndihem mirë me Lukakun, është një person fantastik edhe jashtë fushës. Dua të përmirësohem akoma më shumë. Trajneri na i thotë gjërat në sy dhe kjo më ndihmon, sepse kështu sillet edhe trajneri Scaloni tek Argjentina", - ka shtuar ai.

Të fundit