Flash News

KRYESORE

Lavrov në krah të Vuçiçit: BE po tregohet pasive për ‘Shqipërinë e Madhe’

Lavrov në krah të Vuçiçit: BE po tregohet pasive

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka kritikuar Bashkimin Europian për pasivitetin që po tregon, sipas tij, ndaj thirrjeve për formimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.

Në konferecën e përbashkët në Beograd me presidentit serb Aleksandar Vuçiç, Lavorv foli edhe për zhvillimet në Maqedoni dhe fuqizimin e faktorit shqiptar, duke pretenduar për shkelje të marrëveshjes së Ohrit.

“Nuk mund të mos na brengos pasiviteti i Bashkimit Evropian për platformën e Tiranës dhe nismat e tilla që pa fshehur bëjnë thirrje për formimin e Shqipërisë së madhe. Kur në Maqedoni ishin zgjedhjet dhe më pas u zgjodh kryetari i Parlamentit, ai u fut në zyrë dhe vuri në tavolinën e tij flamurin shqiptar. Kryeministri Rama me krenari deklaroi se ka inicuar ligjin për gjuhët në parlamentin maqedonas për t’i dhënë gjuhes shqipe status shtetëror duke shkelur marrëveshjen e Ohrit”, deklaroi Lavorv.

Sapo kishte mbërritur në Beograd, ministri Lavrov theksoi gjithashtu se Rusia nuk do të qëndrojë jashtë dialogut Kosovë-Serbi nëse aty përfshihet SHBA.

Të fundit